Sorry, no posts matched your criteria.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë martuar në fshehtësi?!

Ingrid Michaelson, bëri një deklaratë të fortë për Zayn Malik sa të gjithë fansat e tyre menduan se ccifti janë martuar në fshehtësi.

“Ne nuk jemi takuar kurrë, unë nuk kam folur kurrë me të. Zayn nuk i bën gjërat që nuk do t’i bëj dhe fakti që ai bërë këtë këngë është mikluese. Ai është një person shumë i rezervuar dhe tashmë ai është i martuar dhe ka një fëmijë, kështu që ai bën gjërat që do të bëj”, u shpreh Ingrid Michaelson.

Deklarata e saj u kthye menjëherë në trend në “Tëitter” dhe për këtë arsye Ingrid u detyrua më pas të sqaronte të vërtetën e “martesës së fshehtë” të Zayn.

“Ka qenë një orë e çmendur. Gjatë intervistës unë thashë se po punoj me Zayn. Përmenda që ai është i martuar, por ai nuk është i martuar. Me aq sa di unë ai nuk është i martuar. Ishte një gabim. Më vjen keq. Unë nuk jetoj në këtë botë. Ky nivel fame më bën që ta admiroj Zayn dhe çdokënd me këtë nivel fame. Çdo gjë që ju thoni është thjesht ëoë, unë nuk jam e ndërtuar për këtë gjë.

Kjo është e gjitha. I kërkoj falje Zayn dhe Gigi-t nëse kjo gjë ju ka bezdisur. Më vjen keq, nuk kisha këtë qëllim. Dhe fansave të tij, më vjen keq që ju inatosa, shumë dashuri për të gjithë ju”, u shpreh Ingrid.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com