Sorry, no posts matched your criteria.

Një tjetër sukses! Eva Murati firmos kontratën e rëndësishme në Itali

Eva Murati, një moderator tepër e suksesshme, rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini.

Ndërkohë së fundmi në një intervistë për “tring.al”, moderatorja ka zbuluar si e mori ftesën nga “Tiki Taka” e shumë të tjera. Eva ka treguar se është kontaktuar nga stafi i produksionit dhe e ka cilësuar si një eksperiencë të paharruar.

Ndërkohë e ftuar sot në emisionin “Rudina”, Eva foli më gjatë për këtë eksperiencë dhe zbuloi se ka firmosur një kontratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.

“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh Eva.

Kur u pyet nëse do e lërë Shqipërinë pas firmosjes së kësaj kontrate, moderatorja tha:

“Jo nuk mund ta them që do e lë, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian”.

“Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, tregoi Eva më tej për këtë kontratë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com