
Gigi dhe Bella befasojnë me pamjen e tyre në sfilatën e Marc Jacobs
Gigi dhe Bella Hadid padyshim janë modelet më të famshme në botë dhe njihen si dy nga vajzat më të bukura. Motrat Hadid tërheqin vëmendjen e të gjithëve në pasarelat më të rëndësishme të modës dhe përfaqësojnë markat më prestigjoze të tregut.
Mirëpo këtë herë, ato kanë habitur të gjithë me paraqitjen e tyre në një shfaqje mode.
Ishte e habitshme të shihje se dy vajza aq të bukura dolën me kokë gjysmë të rruar, pa vetulla, dhe me një prerje flokësh të cuditshme në pasarelë.
Modelet u transformuan totalisht për shfaqjen e Marc Jacobs të vjeshtës 2022 mbajtur në New York.
Padiskutim që pamja e tyre ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve të cilët kanë ngelur të surprizuar.
