
Getoari ka ditëlindjen dhe Marina bëhet më romantike se kurrë
Getoari feston ditën e tij të lindjes dhe natyrisht që nuk kishte sesi të mungonte urimi romantik i bashkëshortes së tij. Marina ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për dashurinë e saj, duke e uruar në këtë përvjetor.
Ajo ka publikuar një foto të Getit në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar: “Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dua faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dije që të dua më shumë se kurrë!”.