Gati “Coyote Ugly 2…”
“Coyote Ugly” filmi më i njohur i viteve 2000 mund të ketë një vazhdim. Një nga aktoret e kastit ndau një përditësim të rëndësishëm, për kënaqësinë e shumë fansave të vjetër.
Piper Perabo, e njohur për rolin e saj si protagonistja Violet Sanford në filmin e vitit 2000, la të kuptohej për mundësinë e një vazhdimi gjatë pjesëmarrjes në San Diego Comic-Con këtë fundjavë.
“Ka pasur disa diskutime rreth kësaj teme,” tha ajo për The Hollywood Reporter të dielën. “DNuk mund të them shumë, por njerëzit që ishin të përfshirë, po flasin për disa gjëra.”
Ky lajm vjen në më pak se një vit pasi Perabo u ribashkua me kastin për të festuar 25-vjetorin e filmit Coyote Ugly së bashku me Tyra Banks, Maria Bello, Izabella Miko, Bridget Moynahan dhe Melanie Lynskey.
Kujtojmë që kolona zanore e filmit “Coyote Ugly” është kënga e famshme e Leann Rimes “Can’t fight the moonlight”.