Sorry, no posts matched your criteria.

Frutat dhe perimet që do t’ju japin energji në ditët e nxehta

Sado që e duam sezonin e verës, kur është shumë nxehtë, energjia jonë zvogëlohet dhe performanca bie. Për fat të mirë, sekreti qëndron tek dieta prandaj nutricionistët rekomandojnë disa fruta dhe perime gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Pjeshka

Është e pasur me vitaminë C, B dhe acid folik. Përmban shumë fibra, të cilat ndihmojnë si në ngopjen ashtu edhe në funksionimin e duhur të zorrëve. Kjo eliminon fryrjen e barkut.

Rrushi

Rrushi ka veprim të fortë antioksidant dhe anti inflamator, për shkak të polifenoleve që përmban. Rrushi është në thelb arsyeja pse rekomandohet të konsumohet verë për një funksion më të mirë kardiovaskular.

Fiku

Fiqtë përmbajnë kalium, hekur, bakër, si dhe vitamina A, E dhe K. Ata gjithashtu ulin kolesterolin dhe kanë efekte anti-kancer. Përmbajnë shumë fibra dhe janë efektive në rastet e kapsllëkut.

Domate

Likopeni që ato përmbajnë është përbërësi super antioksidant, i cili mbron lëkurën nga rrezatimi ultraviolet dhe ruan funksionin kardiovaskular.

Patëllxhan

Patëllxhanët përmbajnë triptofan, i cili ndihmon gjendjen shpirtërore dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Në lëvoren e patëllxhanit, gjejmë gjithashtu nasunin, një substancë me efekte antioksiduese dhe anti-kancer.

Speca

Specat kanë një sasi të madhe β-karotene dhe vitamine C. Është një perime me pak kalori, por shumë e shijshme.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com