(foto) Kush e veshi më bukur kostumin “burrëror”, Rita Ora apo bashkëshorti i saj?
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi, u shfaqën si një nga çiftet më tërheqëse të mbrëmjes në eventin prestigjioz “Vogue World: Hollywood”, i cili u mbajt të dielën në Paramount Studios në Los Angeles.
34-vjeçarja mahniti me një kostum elegant dypjesësh në ngjyrë të zezë, të kombinuar me një këmishë të bardhë klasike dhe një kravatë bolo me detaje argjendi. Por ajo çka ishte e veçantë në këtë paraqitje ishte se në krah të saj, Taika Waititi u shfaq me një kostum të ngjashëm të errët elegant, duke krijuar një harmoni të përkryer në stil me partneren e tij.
Eventi madhështor i organizuar nga “Vogue” kishte si qëllim të nderonte lidhjen mes modës dhe industrisë së filmit, duke mbledhur një mori yjesh ndërkombëtarë, përfshirë Dakota Johnson, Hailey Bieber, Miley Cyrus, Kendall Jenner, Nicole Kidmanetj.
Pjesë e spektaklit ishin edhe sfilata të veçanta me bashkëpunime nga marka të njohura si Balmain, Louis Vuitton, Miu Miudhe Valentino, të cilat sollën momente të paharrueshme në pistë. Ndërkohë, Rita Ora e cila së fundmi ka publikuar këngën “All Natural”, ka zbuluar se po punon për një album të ri dhe planifikon të nisë një turne botëror në vitin 2026.


