Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) E dashura e re e Orlando Bloom “tallet” me Katy Perryn duke u veshur si ajo

Ndërkohë që në mediat “rozë”, gjatë javëve të fundit po flitet shumë për marrëdhënien mes ish-kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau dhe këngëtares Katy Perry, duket se ishi i kësaj të fundit nuk do ta lërë të shkuarën pas.

Orlando Bloom dhe partnerja e tij Rachel Lynn Matthews, protagonistja e filmit “Battwoman”, së fundmi kanë publikuar foto të festës së Halloweenit. E veçanta e këtyre fotove, çka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve është se Rachel është “maskuar” pikërisht si… Katy Perry, ish e fejuara e Orlando Bloom.

Aktorja, me një paruke brune në kokë dhe me një veshje astronauti ngjyrë blu duket se ka dashur të imitojë këngëtaren, e cila në muajin prill udhëtoi me anije kozmike drejt hapësirës. Ajo gjithashtu ndau një tjetër foto duke puthur tokën, njësoj si Katy kur u kthye nga xhiroja në hapësirë, për të cilën u vu dhe shumë në lojë në rrjetet sociale.

Nuk dimë ende arsyen e kësaj vënieje në lojë, nëse ka qenë ideja e vet aktores apo ka qenë Orlando Bloom nismëtari, por me siguri Katy Perry nuk e ka parë si diçka për të qeshur.

Kujtojmë se Orlando Bloom dhe Katy Perry u ndanë në muajin korrik, pas një marrëdhënieje 10-vjeçare, duke vendosur që do të kujdesen të dy për vajzën e tyre Daisy. A do të jenë fotot e fundit të ishit të saj një arsye për të prishur paqen? Do të shohim…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com