Sorry, no posts matched your criteria.

Fifi vendos të ndajë publikisht bullizmin që përjeton çdo ditë në rrjete sociale

Kostoja e të qenit të famshëm është padiskutim shumë e madhe. Bashkë me famën dhe suksesin vijnë edhe gjërat e tjera si thyerja e asaj kornizës së privatësisë që mund të kishe patur deri në atë moment. Të qenit i famshëm të bën më të prekshëm ndaj komenteve pozitive por edhe negative dhe pikërisht kjo gjë i ka ndodhur edhe Fifit.

Këngëtarja përmes disa screenshot-eve ka treguar bullizmin që ajo përjeton cdo ditë. Komentuesit e kritikojnë që nga pesha, deklaratat që bën e deri tek marrëdhënia e saj me Adisin.

Video e fundit që Fifi ka postuar me Adisin duke kërcyer ka sjellë një lum komentesh të tilla.Këngëtarja ka vendosur t’i postojë në Instastory disa komente duke treguar çfarë përjeton çdo ditë. Disa e kanë komentuar për peshën, ndërsa disa të tjerë e kanë krahasuar me Adrola Dushin.

 “Ku janë këto gazetarët që na japin moral, të merren pak me këto femrat që bullizojnë femrat… Apo edhe këto kanë të drejtë të shprehin mendimin dhe të bëjnë çfarë të duan”, ka shkruar Fifi duke ironizuar edhe Zhaklin Lekatarain mbi debatin që ka patur me të ditët e fundit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com