Sorry, no posts matched your criteria.

Edhe pse këngëtarja e mbajti të fshehtë, dikush sapo tregoi se Taylor Swift është fejuar!

Taylor Swift nuk është më beqare! Sipas “The Sun” thuhet se këngëtarja është fejuar me të dashurin Joe Alwyn. Gazeta pretendon se aktori i propozoi këngëtares muaj më parë, por të dy i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë.

Madje aq sekret duan ta mbajnë fejesën sa Taylor nuk e vendos unazëne fejesës në publik por vetëm në momente të vecanta.

“Në thelb e dinë të afërm të familjes dhe miq të besuar, shumë të vjetër,” tha burimi. “Të gjithë janë betuar për fshehtësi. Përsëri, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve dinë detaje rreth dasmës dhe Taylor nuk i ka thënë as disa personave prej ekipit të saj për fejesën. Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe kur ata të shkëmbejnë betimet, sigurisht që nuk do të ketë asnjë revistë atje. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante – si ata.”- është shprehur burimi.

Epo mos u habisni nëse një ditë papritur merrni vesh se Taylor është martuar pasi ajo ka zgjedhur që gjithcka ta përjetojë në fshehtësi, larg kostos së famës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com