Sorry, no posts matched your criteria.

Festë për “Ami’s Beauty”, Amarda Toska sjell projektin gjigand

Ajo është një nga imazhet më të dashura për publikun shqiptar. E suksesshme në gjithçka që prek, Ami ka treguar se në vendin tonë nuk është një ikonë vetëm në ekran, por edhe në biznes.

Teksa bota përballej me një pandemi, Ami ideonte një tjetër projekt, këtë herë në fushën e bukurisë. “Ami’s Beauty” është projekti ambicioz që showgirli ka lançuar mbrëmjen e sotme në një festë tejet elegante. Linja premium për kujdesin ndaj lëkurës është ajo çfarë Ami sjellë këtë herë për publikun.

Mes miqve dhe emrave të njohur nga fusha të ndryshme, ajo ka lançuar këtë mbrëmjen prezantimin e linjës dhe të produkteve, që duhet thënë prodhohen në Itali dhe vetë Ami është kujdesur që cilësia të jetë premium. Një risi në bizneset shqiptare si dhe një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për të pranishmit, por për të gjithë ata që shijuan një copëz nga festa e “Ami’s Beauty”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com