Fero: Arbenita, të lutem më lër ta shoh vajzën time!
Reperi i njohur Fero ka dhënë së fundmi një intervistë për Arbana Osmanin në programin e saj “Mirëmbrëma Yje”, që publikohet në kanalin e saj në Youtube.
Një intervistë plot tension dhe emocion kjo, ku reperi nga Kosova ka folur ndër të tjera, kryesisht për marrëdhënien me modelen Arbenita Ismajli, ndarjen, ushtrimin e dhunës dhe për faktin që u bë tashmë 1 vit që nuk e takon dot vajzën Nina.
“Vendimi i gjykatës ka qenë që unë të mund ta takoj vajzaën time javën e parë dhe javën e tretë të çdo muaji, në fundjavë, pra 4 herë në muaj. Por fatkeqsisht ky vendim nuk është respektuar asnjëherë. Vajzën e kam takuar për herë të fundit më 5 tetor të vitit të kaluar.” – shprehet reperi i prekur, i cili ka thënë se tashmë nuk ka shumë informacion nëse Arbenita dhe vajza e tij janë larguar nga Kosova ose jo.
Sipas Feros, ai edhe është mashtruar nga motra e Presidentes së Kosovës, që e ka vënë në pozitën që të firmosë kushte të tilla që i lejon Arbenitës të ketë të drejtë të vendosë vet në raport me 99% të gjërave që kanë të bëjnë me Ninën e vogël, vetëm që Fero të mund ta takojë atë. Reperi thotë se në një situatë kur të merr malli për vajzën, bie dakord dhe për gjëra që janë të padrejta.
Fero shprehet i keqardhur për fjalët që ka përdorur ndaj mamasë së vajzës së tij duke kërkuar falje, por thotë i bindur se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës.
“Nuk e kam dhunuar Arbenitën. E vërtetë që kam shkuar në paraburgim, por askund nuk shkruhet për raport të lëndimit mjekësor ndaj saj, sepse nuk ka ndodhur.” – i përgjigjet reperi Arbanës, lidhur me çështjen e dhunës.
Ajo që kërkon Fero pa u fshehur në këtë intervistë, është që të mund të lënë mënjanë zënkat dhe hatërmbetjet me ish-partneren, në mënyrë që të gëzojë dhe vajza nga ky fakt, pasi një fëmijë ka nevojë për prezencën e të dy prindërve në jetën e tij.
“Unë shpresoj të gjitha të mirat për ty, por të lutem më mundëso ta shoh çikën. Unë nënë nuk mund të bëhem, se nëna ka vendin special te fëmija, por dua vetëm të shoh fëmijën tim dhe nuk do të ndalem asnjëherë për këtë. Ajo është gjëja më e çmuar që kam!” – thotë Fero, duke i bërë Arbenitës një thirrje publike për të arritur një pikë takimi në të mirë të Ninës së vogël.
