Sorry, no posts matched your criteria.

Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi, ekspertët tregojnë si qëndron e vërteta

Disa video të bëra publike në rrjetin social “Tik-Tok” ku pretendohet se vaksina Pfizer ose Moderna shkakton rritje të gjinjëve ka shkaktuar shqetësim tek gratë.

Në një artikull nga prestigjozja “New York Times”, ekspertët thonë se në këto raste kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

Sipas ekspertëve vaksinat që përdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën “spike”, gjë që aktiviton sistemin imunitar. Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B të cilat përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre.

Kjo mund të shkaktojë që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com