“Femna jote mu m’ka fiksim” vazhdon debati mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit
Vijon debate mes Meriton Mjekiqi dhe reperit Noizy. Meriton Mjekiqi deklaroi se nuk do t’ja përmendte më kurrë emrin reperit, pasi çdo gjë që thotë rreth tij keqinterpretohet. Pak kohë më parë, moderatori u përfshi në një përplasje virtuale me Noizy-n. Gjithçka nisi pas një komenti që Big Kik, i cili ishte i ftuar në emisionin e Meritonit “Gjoni’s Black”, ku u shpreh se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi OTR. Ky i fundit reagoi menjëherë duke përfshirë dhe moderatorin.
“Po nuk u përmend Noizy s’ka lajm. Ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy, Noizy, Noizy, Noizy, Noizy. E di që ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkruante ndër të tjera asokohe Noizy.
Mjekiqi iu përgjigj duke thënë: “Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”. Debati vijoi më tej, por ndërsa mendohej se situata ishte qetësuar, në lojë është futur dhe miku i Noizy-t, Varrosi, i cili postoi një mesazh nga ish-gruaja e Meritonin duke e shoqëruar me fjalët: “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”.