Sorry, no posts matched your criteria.

Erkand Qerimaj i sjell Shqipërisë medaljen e katërt në Lojërat Mesdhetare

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Algjeri. Shkodrani garoi në kategorinë 73 kilogramë, në stilin e shkëputjes, por gaboi në dy provat e para me 148 kilogramë.

Në provën e tretë provoi të ngrinte 149 kilogramë, por fillimisht 2 nga 3 arbitrat e konsideruan të gabuar.

Pas polemikave dhe pasi ripanë provën arbitrat vendosën ta konsideronin atë si të rregullt, duke e bërë Erkandin medalistin e katërt të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare. Kjo është medalja e katërt e Shqipërisë në Algjeri, pasi atletja Luiza Gega fitoi medaljen e Artë në në garën 3000 metra me pengesa duke thyer rekordin kombëtar që mbahej nga ajo vetë. Luiza Gega bëri një paraqitje tepër të mirë duke vendosur rekord të ri kombëtar dhe duke përmirësuar rezultatin e një muaji më parë në Holandë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com