Sorry, no posts matched your criteria.

Epo kjo nuk duhej! Princ Harry del zbuluar, këto foto përgënjeshtrojnë një nga deklaratat e tij

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore tronditi gjithë botën, por kur kjo intervistë vazhdon ende të diskutohet, Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij.

Ai pretendoi se nuk e kishte pasur kurrë mundësinë të ngiste biçikletën me babanë e tij, Princin Charles, por disa foto të vjetra të publikuara së fundmi, tregojnë të kundërtën e asaj që tha Duka.

Është bukur të mbaj djalin tim, Archie-n, në pjesën e pasme të biçikletës dhe ta marr atë kur lëviz me biçikletë. Gjë që unë nuk isha në gjendje ta bëja kurrë kur isha i vogël,” – pretendoi princi.

Kjo deklaratë e tij është hedhur poshtë pasi disa fotografi të vjetra që u rishfaqën në internet këtë javë, tregojnë se ai e ka pasur mundësinë të qëndrojë në pjesën e pasme të biçikletës së babait të tij, disa herë.

Ndërsa në një foto të vitit 1990, Harry i vogël shihet i ulur në pjesën e pasme të biçikletës së Charles, ndërsa ata shëtisin pranë vëllait të tij, Princit William.

Dhe një tjetër foto familjare nga 1989-a tregon William-in dhe Harry-n me prindërit e tyre, Charles dhe Diana-n, duke pozuar së bashku në Ishujt Scilly, secili me biçikletën e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com