Sorry, no posts matched your criteria.

Histori frymëzuese, emocione dhe sfida/ Mirela Sula dhe Klea Huta dhurojnë spektakël tek “E ardhmja është vajzë”

Sipërmarrësja dhe themeluesja e “Global Woman”, Mirela Sula ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “E ardhmja është vajzë”. Duke folur për një rrugëtim të vështirë, por mbushur me suksese, Mirela ka dhënë mesazhe të forta për të gjitha femrat shqiptare. Më tej Mirela foli për forcën që e ndihmoi të ringrihej, pas disfatave në jetën e saj, duke e shndërruar sot në një ndër shqiptaret më të suksesshme ndërkombtarisht. Por duket se surprizat e mbrëmjes nuk kishin fund.

Një mesazh i djalit të saj, e emocionoi pafund. “Ai është tip që nuk i pëlqen të dal dhe të flasë. Më vjen keq që i është prishur zona e tij e rehatisë për këtë mesazh dhe jam shumë e lumtur ta dëgjojë, jam shumë e emocionuar”, u shpreh ajo pas mesazhin të Anit. Por për Klea Hutën dhe Mirela Sulën sfida e vërtetë ishte të zëvendësonin njëra-tjetrën. Klea drejtoi për pak një nga konferencat e shumta që Mirela bën, nga ana tjetër Mirela rrëmbeu mikrofonin dhe u fut për pak minuta në rolin e këngëtares, ku interpretoi këngën e Kleas. Mund të themi që sfida u kalua me sukses për të dyja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com