Sorry, no posts matched your criteria.

“Empire State Building” mbush 90 vjeç

Me 443 metra lartësi duke përfshirë antenën, qiellgërvishtësja ”Empire State Building” nuk është më më e larta në New York, pasi u zëvendësua në vitet 1970 nga Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë të shkatërruara nga rrjeti terrorist Al Kaeda.

Por, për sa u përket rrokaqiejve ikonikë, asgjë në Nju Jork nuk e mposht ”Empire State Building”, që feston 90-vjetorin.

“Parisi ka kullën Eifel, Londra ka Big Ben, Los Anxheles ka shenjën e Hollivudit. Por në Nju Jork ekziston vetëm Empire State Building”, tha Lilly Turtle, kuratorja e muzeut të qytetit.

Rrokaqielli u ndërtua në vitet e Depresionit të Madh, kur amerikanët ishin në radhë për bukë dhe shkalla e papunësisë ishte 15,9 % një periudhë shpesh e krahasuar me atë të krizës Covid-19.

“Ata nuk e kishin problem të gjenin punëtorët”, tha John Tauranac , autor i një albumi mbi rrokaqiellin, dhe ashtu si sot, “njerëzit ishin të dëshpëruar për një punë”.

Për ndërtimin u deshën mbi 13 muaj për të përfunduar me një kosto prej 41 milionë dollarë. Puna ecte me një kat në ditë. ”Empire State Building” ka mbi 70 ashensorë, 6 500 dritare dhe 100 kilometra tubacione.

Dy terraca vëzhgimi lejojnë një pamje panoramike spektakolare 360 ​​gradë.

Në vitin 1945 një aeroplan u përplas me të duke vrarë 14 vetë, në 1986 dy anglezë u hodhën nga kati i 86-të me një parashutë për t’u arrestuar pas ”mbërritjes” në Tokë.

Gratacela gjithashtu shërbeu si sfond për dhjetëra filma, përfshirë legjendën “King Kong” të vitit 1933, por edhe fundin romantik të historisë së dashurisë ”Sleepless in Seattle”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com