“Emily in Paris” jo më … tashmë është “Emily in Italy”…
“Emily in Paris” braktis rrugët pariziane për të nisur një kapitull të ri në zemër të Italisë. Agjencia “Grateau” hap zyrën e saj të re në Romë, ndërsa protagonistja e serialit romantik do të përballet me sfida profesionale dhe emocionale në kryeqytetin italian.
Aventurat e saj italiane nuk mbarojnë këtu kamerat ndalen edhe në qytetin më të veçantë Venecia, qytetin magjepsës të dashurisë, duke sjellë pamje spektakolare dhe një dozë të shtuar romantizmi.
Sezoni i pestë in “Emily in Paris ” pritet të ketë 10 episode dhe të gjithë ata që mezi e presin do të kenë mundësi ta shohin atë në Netflix duke filluar nga 18 dhjetori.