Sorry, no posts matched your criteria.

Elsa Lila ka diçka për të thënë pas fitores së ‘Festivalit të këngës’

Elsa Lila është një këngëtare mjaft e dashur për publikun.

Ajo u rikthye sërish në vëmendjen e publikut shqiptar me pjesëmarrjen e saj në festivalin e RTSH. “Evita” ishte kënga që u prezantua Elsa.

Mirëpo, së fundmi, këngëtarja ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Ishte bukur të isha me ju këto ditë. Vështirë se do t’u harroj. Ju përqafoj”, shkruan artistja e njohur.

Elsa Lila, këngëtarja e njohur shqiptare triumfoi, duke u shpallur fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu edhe çmimin e parë.

Pas këtij momenti të rëndësishëm Elsa i falënderoi të gjithë për përkrahjen, ku zbuloi edhe muzën e frymëzimit që ishte vajza e saj.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenën e madhe.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com