Sorry, no posts matched your criteria.

Elhaida pranon lidhjen me Ledianin por dikur balerini u fut në spektakël me një unazë në gisht

Tashmë nuk ka më dyshime! Dashuria është në ajër mes Elhaidës dhe Ledianit. Madje, ata e pranuan në puntatën e “Dancing ëith The Stars” se janë të dashuruar dhe tashmë janë në një marrëdhënie dashurie.

Elhaida tha se prej javësh kanë ndjenja për njëri-tjetrin por nuk kanë dashur ta bëjnë me dije për publikun.

Mirëpo, jo vetëm kaq pasi dyshja paskan plane.

Pasi konfirmuan lidhjen me një puthje, Elhaida tha se do ta marrë edhe Ledianin në Itali që të punojnë e jetojnë së bashku.

Mesa duket cifti i paska bërë planet gati!

Por nga ana tjetër, ndjekësit kanë vënë re se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit. Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me një bjonde mjaft simpatike të quajtur Ditjona Bora.

Tashmë, ndjekësit po shkruajnë në rrjet se gjatë programit, Lediani ka qenë ende i fejuar e vetëm mbrëmë, ai pranoi lidhjen e tij të dashurisë me Elhaidën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com