Sorry, no posts matched your criteria.

Elon Musk dhuron rreth 2 miliardë dollarë aksione të Tesla-s për bamirësi

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka dhuruar rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të kompanisë së tij të prodhimit të makinave elektrike për bamirësi vitin e kaluar.Në dokument nuk tregohet se kush është marrësi apo marrësit e këtij donacioni.Në fund të vitit të kaluar, Musk pranoi se do ishte mirë që të gjente dikë që ta pasonte si shef ekzekutiv i Twitter.Sipas dokumenteve, ky dhurim i miliarderit u bë mes gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla për bamirësi.

Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021.Musk gjithashtu ka lënë të kuptohet se planifikon të gjejë pasardhësin e tij si shef ekzekutiv i Twitter deri në fund të vitit 2023. “Unë mendoj se ndoshta nga fundi i këtij viti do të ishte një moment i mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë”, tha ai.Biznesmeni multimiliarder bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com