Sorry, no posts matched your criteria.

Eleni Foureira konfirmon shtatzëninë me fotot nga shtrati me partnerin

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo publikoi foto në shtrat me partnerin e saj Alberto Botia, ku pozon e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozon barkun e rrumbullakosur.

“+1??❤️”, shkroi Eleni Foureira krahas imazheve të ëmbla.

Thashethemet se këngëtarja dhe futbollisti spanjoll, i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e Arabisë Saudite Al Wehda FC, qarkulluan në verë kur ajo papritur vendosi të anulojë të gjithë turneun e saj, duke mos u shfaqur në asnjë klub për të performuar.

Daljet publike të Eleni Foureiras ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale, fakt që nxiti akoma më shumë thashethemet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com