Sorry, no posts matched your criteria.

Efi dhe Olta debatuan aq fort, sa pezulluan nga ana e tyre edhe provën javore/ Çfarë ndodhi

Emisioni i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP” erdhi plot tensione e përplasje prej konkurrentëve.

Dy vajzat, Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes kanë patur përplasje mes tyre gjatë kësaj jave, ndërsa “vulën” e zënkës ia vendosi nata e djeshme.

Mes dy vajzave nisën ironitë e thumbat, sidomos kur iu desh që në provën e javës të bëheshin “çift” bashkë.

Efi ishte e para që i pohoi banorëve se provën e kishin të humbur, ndaj nga kjo mori ‘zemër’ dhe Olta duke u shprehur se nuk pranonte ta kryente provën e javës.

Moderatorja Arbana Osmani i mori dy vajzat në dhomën e rrëfimit duke kërkuar të qetësonte gjakrat mes tyre, gjë që u duk e pamundur.

Ndjesë kërkoi vetëm Efi, për fjalën “e neveritshme” që përdori për Oltën, ndërsa kësaj të fundit iu duk se nuk kishte asnjë gabim ndaj nuk erdhi një kërkesë falje.

Përveç faktit që nuk dëshiroi të kryente provën me Efin, për t’u kujdesur si çift për bebin (kukull), Olta u shpreh se këtë nuk dëshironte ta bënte pasi e kishte të vështirë se prova do t’i kujtonte të birin.

Arbana pranoi, duke i kërkuar vajzave të paktën të hanë një darkë së bashku mbrëmjen e sotme. Të dyja pranuan, ndaj mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com