Sorry, no posts matched your criteria.

Edhe Ronaldo mbetet pa karburant? Fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Shoferi i Cristiano Ronaldos priti gati shtatë orë për të mbushur ”Bentley” e CR7, por mbeti pa benzinë ​​mes krizës së vazhdueshme të karburantit që paralizoi BM, shkruan faqja e internetit mirror.co.uk.

”Bentley Flying Spur” e blerë për 164 000 sterlina u fotografua në distributor pranë shtëpisë së yllit të ”Mançester United”.

Super makina u ndal në orën 14:20 dhe priti gjashtë orë e 40 minuta para se të nisej përfundimisht pak pas orës 21:00, kur shoferi humbi çdo shpresë për t’u furnizuar.

 “Edhe me të gjitha paratë e Ronaldos, ai është në të njëjtën varkë si të gjithë ne’’, theksuan burime nga ”The Sun”.

36-vjeçari ka një numër makinash superluksoze duke përfshirë tre ”Ferrari”, dy ”Lamborghini”, dy ”Bugatti”, dy ”McLaren”, dy ”Rolls-Royce”, një ”Porsche 911 Turbo S”, një ”Koenigsegg ÇX”, një ”Bentley Continental GT Speed”, një ”Range Rover Sport SVR”, së bashku me disa ”Audi” dhe ”Mercedes-AMG”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com