Edhe pse shumë e keqkuptuan, ky ishte momenti më i bukur i DJ PM në Big Brother
Ndonëse Sarah Berisha dhe Dj PM u bënë çifti i parë i reality-showt Big Brother, kjo ndodhi në një moment kur askush nuk e priste pasi ata deklaruan në atë kohë se nuk e shohin njëri-tjetrin më shumë se shokë.
Nëse e kujtoni, në një mbrëmje teksa shkojnë për të fjetur, Sarah e puthi në buzë Pm, pas shumë përpjekjesh që ai kishte bërë për të qenë afër saj ditë më parë. Pikërisht këto momente kanë qenë më të bukurat për PM në Big Brother, sic rrëfeu i ftuar në Wake Up në Top Channel.
“Momenti më i bukur ishte puthja me Sarah sepse nuk e kam pritur hiç. Se më tha se nuk më sheh më shumë se shok dhe unë i shkoja pas fillit. Unë po i uroja natën e mirë dhe veç kur më ndodhi. Ishte reagim i papritur dhe më vjen në mendje shumë shpejt. “Ku ku çfarë më bërë” ndaj e thashë sepse nuk mund të më kthej fjalën.”– tha ai në “Wake Up”edhe pse reagimi i tij u keqkuptua në atë kohë nga publiku pasi menduan se nuk e dëshironte një gjë të tillë.