Sorry, no posts matched your criteria.

“Eclipser”, koleksioni nga artistja Zigrida Berhomi Sulaj, që mahniti Global Woman Summit nën tingujt e këngëtarit ndërkombëtar

Global Woman Summit ishte eventi që bëri bashkë disa nga emrat më të famshëm të botës. Veç pjesës intelektuale që ky organizim pati, nuk mund të mungonte edhe një prekje artistike, që natyrisht mbante firmën shqiptare. Artisja e mirënjohur internacionale, Zigrida Berhomi Sulaj lançoi në Summit, koleksionin e saj “Eclipser”.

Ngjyra tendencë, materiale fantastike dhe perfeksionim ishin ajo çfarë publiku arriti të shihte nga kjo shfaqje. Një sukses në bashkëpunim me Mirela Sulën që mahniti të gjithë të pranishmit, duke çuar edhe në Londër një copëz arti.  Pas suksesit internacional si në Itali, Dubai, Barcelona, tashmë koleksioni shkoi edhe në Londër. Në bashkëpunim me Celebrate Beauty Roberto Petroçia (concorso Pettine D’oro 2022) Europe:Rosario Stagno &Bonny Cesari team The Best Model of Europe si dhe me zërin brilant të Eden Loren, artistit me origjinë shqiptare, finalist në X Factor Rumani dhe Sanremo Junior, që përshtjelloi edhe më tej sfilatën.

 Frymëzuar nga notat klasike italiane në skenë vijnë me melodinë dedikuar Konceptit Eclipser. Melodia dhe frymezimi i klasikëve kryesisht italianë europiane vjen nën zërin që shoqëruan 3 koleksionet e Zigit nga Pop/Lirico Eden Loren. Një sfilatë që shpalosi edhe njëherë vizionin që Zigrida ka për modën, për të bukurën dhe uniken. Modeli i gruas që kapërcen kufijtë e Shqipërisë, duke përcaktuar trendet e reja, tashmë edhe ndërkombëtarisht.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com