
“E pres kalin se princin e kam gjetur”, Big Mama i mbyll gojën ndjekësit
Big Mama, këngëtarja e njohur, shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj i është thënë që duhet të martohesh se koha po të ikën.
“Hajde martohu çfarë je duke pritur shoqet e tua kanë fëmijë”, i shkruan një prej tyre.
“Po pres kalin se princin e kam gjetur”, i është përgjigjur këngëtarja duke zbuluar kështu se ndihet e plotësuar në jetën private.
