Sorry, no posts matched your criteria.

E para në terapi, e dyta në inovacion. Ornela Guma nuk di të ndalet!

Ornela Guma, një nga emrat më të njohur në fushën e terapive alternative dhe kujdesit estetik në Shqipëri, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Medical Therapy”, ndërsa ka zënë vendin e dytë në kategorinë “Inovacion Teknik”, në një event të rëndësishëm profesional që mblodhi shumë specialistë.

E njohur gjerësisht si një prej vajzave që realizon masazhet më të mira të limfodrenazhit në vend, Ornela ka ndërtuar me përkushtim një reputacion të palëkundur falë teknikave të saj të avancuara dhe rezultateve të jashtëzakonshme që ofron për klientët.

Me këtë arritje, Ornela Guma jo vetëm që forcon pozicionin e saj si një nga terapistet më të mira në vend, por gjithashtu dëshmon se pasioni dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë.

Screenshot
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com