Sorry, no posts matched your criteria.

E papritur, ish-partneri befason Dajana Shabanin me një super mesazh

Dajana Shabani, moderatorja e njohur, ka marrë dje një mesazh nga ish-partneri i saj.

Ajo ka qenë e ftuar së bashku me të bijën, Marlen në emisionin “Abc e Pasdites” dhe dalja e tyre në ekran ishte plot me surpriza.

Ish-partneri i Dajës i dedikoi një mesazh prekës, ku zbuloi se e kishte dashur shumë një fëmijë dhe Zoti e kishte bekuar me të, pavarësisht se nëna e saj Dajana nuk e kishte pritur shumë mirë lajmin e shtatzanisë.

“Kur mami ka shkruar që ti Marlen je insistim i babit nuk ka gënjyer! Kërkova nje dhuratë nga Zoti dhe ajo më erdhi! Jemi larg për shkak të Covidit dhe për asnjë arsye tjetër, sepse unë dhe mami jemi shokët më të mirë që ti mund të kesh për prindër! Nuk e harroj sot e kësaj dite momentin e parë që më thërrite babi, as momentin e hapave të tua të parë, as faktin që ti je kopja im”, ka shkruar babai i Marlenës.

Dyshja konfirmuan se pavarësisht se të ndarë, ata janë shokë të mirë.

“Dajan pavarsisht faktit që kemi vendosur krenarinë përpara dashurisë tonë, ne të dy kemi folur gjatë dhe kemi kuptuar që kemi qenë, jemi dhe do mbesim shokë të përjetshëm dhe të pa ndarë”!, u shpreh ish-bashkëshorti i moderatores.

Ndër të tjera Dajana u shpreh se në momentin që iu kundërvunë tre milionë shqiptarë, kur në fakt nuk kishte asnjë faj,  ish-partneri ishte krah saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com