Sorry, no posts matched your criteria.

E dhimbshme/ Humb jetën në vendin e punës regjisorja e mirënjohur Burbuqe Berisha

Lajm i trishtë për kinematografinë shqiptare. Regjisorja e mirënjohur Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.Në një mresazh prekës, kjo ministri u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.

Ajo vlerëson rolin e Berishës si regjisore e një numri të madh filmash. “Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, si dhe ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministrisë. Berisha ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com