
Donaldi dhe Bora kapen “mat” në Genova
Që pas daljes së Donaldit nga shtëpia e “Big Brother Vip” fansat filluan të aludonin se mes tij dhe Bora Zemanit ka ndodhur një ribashkim, duke parë fotot e tyre tek të njëjtat vende apo duke marrë shkas dhe nga eventi i fundit sfilata e Valdrin Sahitit ku të dy u panë shumë pranë njëri-tjetrit.
Burime për “Kryefjala” kanë mundur të sigurojnë foto të Borës dhe Donaldit teksa janë parë duke bërë pazare në Genova të Italisë, sipas burimeve çifti tashmë i konfirmuar mendohen të kenë qenë vetëm në këtë udhëtim.

Më heret, u tha se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.