Sorry, no posts matched your criteria.

Donald Trump “i realizon ëndrrën” Cristiano Ronaldos, e pret në Shtëpinë e Bardhë

Pas kërkesës së tij indirekte për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, në intervistën e dhënë për Piers Morgan pak ditë më parë, më në fund futbollisti Cristiano Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë, në darkën e takimit të Donald Trump dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.

Ronaldo shkoi në këtë takim mes shumë personaliteteve së bashku me partneren e tij Georgina Rodriguez, dhe nga fotot e videot që qarkullojnë duket se e ka shijuar mjaftueshëm. Ai ka bërë një “selfie” me Elon Musk që u rikthe në Shtëpinë e Bardhë pas konflikteve me Trump, me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino e të tjerë.

Futbollisti portugez u rikthye në SHBA për herë të parë që pas vitit 2017, kur u akuzua për abuzim seksual në Las Vegas, çka nuk u vërtetua kurrë.

Ashtu siç ndoshta edhe vet ikona e futbollit botëror e kishte ëndërruar, në fillim të fjalimit të tij, Donald Trump iu referua pikërisht Ronaldos, të cilin e kishte prezantuar edhe me të birin Baron Trump.

“Djali im është një fans i madh i Ronaldos dhe ai e takoi më në fund. Shpresoj që tashmë që e prezantova me idhullin e tij, ai do të më respektojë pak më shumë si baba.” – u shpreh me nota humori Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili referuar futbollistit e mbylli fjalën e tij duke e falenderuar atë e duke thënë se është një nder për të prezenca në darkë.

Ndër emrat e famshëm prezentë në këtë mbrëmje ishin edhe Tim Cook – CEO i Apple, Jensen Huang – kreu i kompanisë Nvidia, Bryson Dechambeau – lojtar golfi, JD Vance – Zv.President i SHBA etj.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo që luan për ekipin e Al-Nassr në Saudi Pro League ka nënshkruar një kontratë rreth 500 milionë euro që shkon përtej performancave të tij në fushën e lojës. Në një intervistë të fundit ai e ka cilësuar Princin e Kurorës Saudite Mohammed si “bossin” e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com