Don Xhoni dhe Loredana, në një lidhje dashurie?!
Një foto e publikuar nga Loredana teksa shijon pushimet ka bërë që vëmendja të drejtohet sërish me të madhe drejt saj.
Nuk ishte vetë fotografia ajo që tërhoqi vëmendjen, por komenti që pasoi atë.
Bëhet fjalë për reperin Don Xhon, i cili i ka lënë një zemër në Loredanës, që ka ndezur menjëherë spekulimet.
Reagimi i Loredanës nuk vonoi, ajo ia ktheu me një “emoji” (të kurorës së mbretit) duke nxitur më tej dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Prej disa javësh po flitet për një lidhje mes dyshes, e cila mund të jetë më shumë sesa virtuale. Burime të afërta për redaksinë e “Prive by Liberta Spahiu” kanë raportuar një lidhje përtej thjesht komenteve në rrjete sociale.
A është kjo një miqësi e zakonshme, një bashkëpunim artistik, apo ndoshta diçka më shumë? Ende është herët për të thënë me siguri – por siç thotë fjala e urtë: ku ka tym, ka edhe zjarr.