Ditëlindja e parë në krye të Vatikanit, Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin
Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin e lindjes. Që prej Papa Gjon Palit II në vitin 1990, nuk ka pasur një papë në këtë moshë në nisje të pontifikatit prej më shumë se tridhjetë vjetësh.
Që në ditën e parë më 8 maj, ai e ka bërë të qartë drejtimin që do të marrë, një thirrje e vazhdueshme për paqe të çarmatosur, në një botë të përçarë.
Në vetëm katër muaj, ka bërë dhjetëra apele publike kundër luftës, nga Ukraina e deri në Gaza dhe Afrikë, duke ofruar Vatikanin si një terren neutral për dialog.