Ditë zie për Sindin/ Ndërron jetë një person i dashur i familjes
Pak orë më parë, Sindi i “Përputhen” ndau me ndjekësit e saj një lajmë shumë të hidhur për të dhe familjen e saj. Ajo ka treguar se gjyshi i saj ka ndërruar jetë, me anë të këtij postimi.
“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël, gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur na ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur…Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona.
Mesa duket Sindi po e përjeton shumë keq këtë ndarje, shpresojmë ta kalojë sa më lehtë.