Sorry, no posts matched your criteria.

Një mëngjes i shëndetshëm

Mëngjesi është vakti më i  rëndësishëm i ditës. Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore, në të kundërt, mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë.
Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë.

Këtu do të gjeni disa receta të thjeshta dhe super të shëndetshme për trupin tuaj.

1.Kos me fruta të freskëta
Në një tas hidhni kos pa yndyrë dhe sipër hidhini fruta të freskëta shegë, mollë, kivi, luleshtrydhe, fruta pylli, normalisht sipas stinës. Sipas deshires, mund t’ shtoni edhe pak fara chia ose dhe çfarëdo lloj fare tjetër. Kjo e bën mëngjesin tuaj më të shëndetshme.

2.Fasule dhe Pite Tortilla
Në një tigan hidhni  pak vaj ulliri dhe një thelb hudhër, lëreni të skuqet pak hudhra dhe hidhni fasulet e zeza që mund ti merrni në supermarket, të cilat i keni kulluar më parë. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës ose dhe ndonjë erëz tjetër. Mund të ketë nevojë dhe për pak ujë.
Pasi të jenë bërë hidhini në një pite tortilla, shtoni pak sallatë, gjysem avokado, hidhini salcën që ju pëlqen, mbështilleni dhe shijojeni.

3.Perime të pjekura me vezë,  shoqëruar me bukë integrale

Ju vetëm duhet të shtoni një vezë tek perime të ndryshme të pjekura. Gjithashtu thekni dhe një fetë bukë integral.  Është mëngjesi i përsosur!

POST A COMMENT