Disa këshilla bukurie në kushte shtëpie
Shumica e grave shqetësohen për pamjen e tyre dhe gjithmonë duan të duken të përsosura. Industria e bukurisë po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, por shumica e produkteve janë të shtrenjta dhe, në shumicën e rasteve, procedurat kozmetike kushtojnë shumë.
Po ju prezantojmë më poshtë disa këshilla në kushte shtëpie:
Qumështi pastron fytyrën
Për lëkurë të butë dhe të pastër, lyejeni një pambuk në qumësht dhe pastroni fytyrën dhe qafën tuaj. Shpëlajeni më pas ujë të ngrohtë.
Përdorni banane për të larguar papastërtitë nga fytyra
Për të arritur një efekt të dëshiruar të pastërtisë së lëkurës, përdorni anën e brendshme të lëkurës së bananes. Butësisht fshijeni atë në lëkurën tuaj derisa bananja të kthehet ngjyrë kafe. Lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë.
Reduktoni sytë e ënjtur duke përdorur një lugë të ftohtë
Për të reduktuar skuqjen dhe ënjtjen, merrni 2 lugë metali, vendosini ato në frigorifer dhe lërini të freskohen. Vendoseni mbi sytë tuaj për disa sekonda dhe butësisht bëni lëvizje rrethore derisa të ndjeni se lugët janë ngrohur.
Pjesa e zezë posht syve
Harqet nën sytë nuk janë aq problem i madh sa mund të duken në shikim të parë. Ka shumë metoda që mund të përdoren për të luftuar këtë problem që nuk e kanë vetëm të moshuarit por dhe për të rinjtë është shfaqur. Por me disa produkte që mund të këni në shtëpi do ja dilni për të shpëtuar nga ky problem.Cajrat janë një ndër elementet kryesor që ndihmojnë dhe janë ilac i pazëvendësueshëm për shumë sëmundje, gjithashtu dhe për rrathët e zinj posht syve cajrat janë shumë efektiv.Përgatite cajin që në dark dhe e lini atë brenda natës të qetësohet. Në mëngjes, aplikoni ato në sytë tuaj për 10-15 minuta. Caji zvogëlon ënjtjen dhe lehtëson inflamacionin që e bën atë një nga metodat më efektive dhe më të shpejta për të luftuar këtë problem.
Hapni poret e fytyrës duke përdorur ujë orizi
Ju mund të përdorni ujin e orizit kozmetik, por në të vërtetë është shumë i lehtë për t’u bërë. Merrni gjysmën e një filxhan orizi, dhe shtoni 2 gota uji. Pas 15 minutash, hini orizin nga uji. Uji juaj i orizit është gati për t’u përdorur! Merrni një pambuk në ujin e orizit dhe vendosni mbi fytyrën tuaj.