Deshi, s’deshi, Blero iu përgjigj pyetjes se a është ndarë nga Afrona
Prej disa javësh në median online ka qarkulluar lajmi se Blero Muharremi dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës së tyr.
Këto lajme i përforcoi më shumë fakti që dyshja hoqën dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë deri tani. Në intervistën e tij të fundit Blero është zënë ngushtë dhe i pyetur nga “Prive”, Blero u përgjigj:
“Ju keni punën tuaj, unë punën time. Instagramin tim nuk e menaxhoj vetëm unë, por kompania. Kurse Afronën pyeteni vetë”.
Pyetjes: “A jeni ndarë”, Blero iu përgjigj: “S’kam koment”.
Duket se pikërisht kjo përgjigje vërteton zërat se dyshja nuk janë më bashkë.