Dekolteja në qendër të vëmendjes, kjo bluzë është trendi i momentit
Zyrtarisht kjo bluzë është trendi i vjeshtës. Dekolteja e theksuar do të jetë kryefjala e këtij sezoni, duke nxjerrë në pah sensualitetin femëror. Personazhet e famshëm të ekranit shpeshherë guxojnë me veshjet e tyre. Madje këtë verë kanë sjellë edhe tendencën më të guximshme.
Modelet seksi dhe jo vetëm janë fotografuar të paktën njëherë të veshura me një bluzë të shkurtër dhe që tregon më shumë seç duhet nga asetet e tyre.
Stilistët shprehen se edhe pse ajo veshje mund t’i “tradhtojë” ato, yjet sërish preferojnë që t’i veshin. Kur Megan Fox veshi një version të kuq të kësaj bluze, kërkimet në internet për të u rritën 52 për qind.