Dedikimi prekës i Rozanës për Fiori Dardhën
Stafi i “Boom” më në krye Rozana Radin, i uroi ditëlindjen e 41-të Fiorit, moderatorës së njohur.
I duhej një festë kaq e veçantë sepse ajo humbi nënën e saj pas betejës së gjatë me kancerin dhe kështu ju desh që këtë vit të festonte pa praninë e saj.
Megjithatë personat e tjerë të afërt ja zbukuran ditën dhe mikesha e saj më e mirë, Rozana Radi, i ka bërë një dedikim shumë emocionues Fiorit me rastin e ditëlindjes. Ajo ka publikuar disa foto nga festa e përkrah ka shkruar:
“Ne jete tone te pakte jane ata persona qe na bejne te mos besojme ne momentet e veshtira. Persona qe na dhurojne kohen dhe perkushtimin e tyre! Nje shpatull ku mund te qajme qe nuk te kerkon asgje ne kembim por qe merr shperblimin e deshiruar kur aty gjejme ate clirim emotiv per te cilin te gjithe kemi nevoje ne momente te veshira. Dhe kjo shpatull quhet shoqeri!
Ti per here te pare nga dita qe nena te lindi nuk e pate prane ate! Humbja e saj eshte mungesa me e madhe e jetes tende, asgje tjeter ne kete jete nuk mund te ta mbushe boshllekun e saj. E di qe e kishe te veshtire sot. Do jete njesoj dhe neser, ta thote dikush qe e ka provuar ne lekure por une jam mesuar te gezoj e te jetoj per te. Sot vendosem te gjithe qe te te gezojme ty ne diten tende te lindjes dhe jam e sigurte qe nena jote tek te ka pare me njerez te dashur ne kete dite te vecante eshte e qete duke festuar me engjejt per ty! Mos harro kurre qe “Miqte e vertete jane si yjet: mund ti dallosh vetem kur prane teje eshte erresire”
Gezo dhe shijo cdo dite. Mos e largo buzeqeshjen nga fytyra. Ashtu sic qeshe me shkrimin tek torta”.