Dedikimi më i bukur që mund të marrim ndonjëherë/Ja çfarë thotë Olta Boka
Këngëtarja e njohur, Olta Boka, i ka bërë dedikimin më të bukur vëllait të saj për ditëlindje.
Olta shprehet se Stivi ka qenë si fëmija i saj i parë, që e ndihmoi të përgatitej për të ardhmen.
“Nuk të kam vetëm vëlla Stiv Boka. Ti je fëmija im i parë që më ndihmoi të përgatitesha më prindërimin! Dhe siç uron prindi për fëmijën, paç rrugën të shtruar me flori e fat. Shpirtin të përmbushur në çdo hap dhe Zoton bashkudhëtuar! Arritsh sukseset që të do zemra!”, shkruan Olta në urimin e saj.