Dea debaton me Oltën dhe ‘shkak’ bëhet banori i ri në “BBVIP”
Hyrja e banorit të ri në “BBVIP” Bledi Manes, duket se ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Opinionisti i cili është koleg me Dea Mishelin në programin e “E Diell” ka nisur menjëherë të këshilojë këtë të fundit.
Bledi e bëri Dean të kuptojë në një farë mënyre se po e përdorin atë dhe duhet të krijojë pavarësinë e saj.
Dhe mesa duket këto fjalë të gazetarit duket se i ‘hapën sytë’ Deas e cila më pas pati dhe një përplasje me Oltën.
Ajo e pyeti aktoren, nëse vërtetë u mërzit aq shumë nga dalja e Amosit, pasi në shtëpi kanë ndodhur plot situata dhe ajo nuk ka reaguar asnjëherë në këtë mënyrë, duke qenë se gjithë kohën ka përmendur faktin që është grua e fortë.
Olta i tha se ishte e sigurt që do dilte Diola prandaj nuk e priste eliminimin e Amosit.
Më tej Dea tregoi dhe dyshimet e saj në lidhje me raportin e Oltës dhe Luizit. Ajo u shpreh se ata mund të jenë në një skuadër bashkë dhe po bëjnë lojë pasi aktorja ka filluar t’i flasë mirë këngëtarit.
Keëtë gjë Olta e kundërshtoi menjëherë duke i thënë se ishte duke i menduar gjërat gabim, sepse nëse ajo do ishte një skuadër me Luizin nuk do nominonte as Kiarën apo Efin.