Sorry, no posts matched your criteria.

David Beckham tregon sekretin e martesës jetëgjatë dhe të lumtur me Victoria-n

David Beckham ka treguar sekretin e martesës së gjatë me Victoria Beckham. Ata u martuan në korrik të 1998, kanë 4 fëmijë: Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21 vjeç, Cruz, 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç. Ai u shpreh se sekreti është kompromisi i vazhdueshëm.

Në dokumentarin “Beckham”, i cili flet pikërisht për jetën e drejtuesit të skuadrës Inter Milan, sigurisht, ka edhe disa detaje të marrëdhënies së tij me dizajneren e modës, Victoria Beckham.

https://s0.2mdn.net/sadbundle/3891298193098094872/index.html?ev=01_250

 David, 48 vjeç, u shpreh se komproimisi për të arritur plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit është sekreti i një martese të lumtur. “Ne punojmë bashkë. Është gjithnjë të japësh dhe të marrësh” shpjegoi ai dhe shtoi: “Martesa është një punë e vështirë. Ne jemi të zënë. I them gjithmonë Victoria-s se unë kam më shumë punë, ndërsa ajo më thotë se ajo ka më shumë punë”.

Më tej, vijoi: “Ne kemi 4 fëmijë, të cilët gjithmonë po shkojnë në drejtime të ndryshme, por ne e vendosim si prioritet kohën me gjithsecilin. Kështu kemi bërë gjithmonë dhe duket se kjo po funksionon”.

Ish-futbollisti dhe drejtuesi i Inter Milan shtoi edhe se ai dhe Victoria e kanë diskutuar faktin se në një të ardhme të afërt do të bëhen gjyshër. David tha se ai ndihet më rehat se Victoria me këtë titull të ri.
 
“I thashë Victoria-s që e di, në një pikë do jesh gjyshe dhe ajo më tha: ‘As mos ma përmend’!”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com