Dalina Buzi shuan zërat nëse do të jetë ose jo opinioniste e Big Brother VIP Kosova
Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë afrimi i nisjes së sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova” ka ngjallur kuriozitet se cilët do të jenë protagonistët që do të mbajnë mbërthyer në televizor apo në rrjetet sociale fansat në të gjitha trojet shqiptare. Por jo gjithmonë janë vetëm ata që hyjnë si konkurrentë, personazhet që ngjallin interes, por edhe kush do të jetë në rolin e opinionistit, që shpesh i jep tjetër “shije” takimeve në studio apo situatave të ndryshme brenda shtëpisë.
Një ndër to ka qenë producentja Dalina Buzi, e cila prej disa ditësh ishte përfolur se do të ulej në një nga kolltuqet e opinionistëve në edicionin e ri të Big Brother në Kosovë, por mesa duket nuk do të jetë kështu.
Në një postim të shkurtër por krejtësisht të qartë në Instagram, teksa ka postuar një prej lajmeve se ajo do të ishte pjesë e formatit shumë të ndjekur, Dalina ka mohuar prezencën e saj.
“Ma keni çuar shumë vetë këtë lajmin, por jo, nuk do të jem opinioniste e BBVK.” – shkruan Buzi.
“Gjithësesi mësova që është super kast dhe se këtë vit po bëhen investime të mëdha për të rritur cilësinë e transmetimit.” – shton më tej Dalina, e cila i uron suksese autores Olsa Muhameti dhe drejtuesit Alaudin Hamiti, në këtë projekt të madh e përherë sfidues.
E pra, nuk ka lënë më dyshime Dalina për prezencën e saj. Dihet se ajo prej muajsh tashmë është e fokusuar në projektin e saj të madh online “Andale”, ku ka dhe një podcast të përjavshëm e ndoshta koha nuk i premton të marrë dhe një impenjim tjetër si Big Brother. Deri në momentin që flasim, për “relity show-n” nuk kemi ende një datë të saktë se kur do të nisë, por e sigurt është që dita po afron.
