Sorry, no posts matched your criteria.

Aktorja Jennifer Aniston prezanton të dashurin e saj të ri në 50-vjetorin e tij

Aktorja e famshme Jennifer Aniston nuk është më “single”.

Pas muajsh e muajsh thashethemesh, ka qenë vet ajo që në një postim në rrjetet sociale i ka prezantuar fansave partnerin e saj të ri. Bëhet fjalë për Jim Curtis, një guru dashurie dhe “life coach”. Aktorja ka vendosur ta prezantojë Jim pikërisht në ditën e 50-vjetorit të tij të lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime e çmuar.” – shkruan Jennifer poshtë fotos ku duken të dy të përqafuar.

Flitet se Aniston dhe Curtis kanë disa muaj që frekuentojnë njëri-tjetrin, por vetëm tani gjithçka është bërë zyrtare. Pavarësisht kësaj, kanë qenë jo të paktë fansat të cilët kishin dalluar dhe më parë 50-vjeçarin në fotot e Jennifer, por jo në qendër të tyre.

Poshtë postimit të aktores amerikane kanë qenë të shumta komentet që kanë uruar çiftin, i cili për herë të parë u pa bashkë në muajin korrik të këtij viti në Mallorca, ndërkohë në fund të verës u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit në New York, bashkë me Courtney Cox dhe Johnny McCaid.

Mesa duket, Jim Curtis që është një person i specializuar për përmirësimin e jetës dhe mirëqenies mendore, e ka ndihmuar shumë aktoren ikonë të serialit “Friends” të kalojë momentet e saj të vështira.

Kujtojmë se së fundmi ajo u shpreh në një intervistë se ka 20 vjet që përpiqet të ketë një fëmijë, e njëkohësisht të përtypë komentet negative për mungesën e një fëmije, të cilat e akuzonin si “egoiste” dhe e fiksuar pas punës.

Me shumë mundësi, një ndihmë jo të vogël i ka dhënë Jim, i cili jo vetëm i ka falur asaj qetësinë shpirtërore dhe mendore që i duhet për të përballuar vështirësi të tilla, por edhe i ka falur dashurinë që Aniston kërkon në këtë moment të jetës së saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com