Sorry, no posts matched your criteria.

Cilët do të jenë banorët e Big Brother VIP 2?

Edicioni i parë  i “Big Brother Vip” u kthye në një nga emisionet më të ndjekur dhe komentuar. “Top Channel” do vazhdojë me traditën pasi Lori Hoxha e moderatorja Arbana Osmani e kanë konfirmuar rikthimin e edicionit të dytë në muajin dhjetor, pas Kupës së Botës.

Menjëherë kanë nisur aludimet se kush do të jenë banorët e ardhshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas burimeve të iconstyle.al, Aleksia Peleshi është një ndër emrat e konfirmuar tashmë, që do të jetë pjesë e këtij formati televiziv. Ndërkohë që aludohen dhe disa emra të tjerë si për shembull ai i Blerim Destanit, i cili u pa në shoqërinë e Arbana Osmanit së fundmi. Shumë personazhe të njohur kanë marrë një ftesë si, Era Istrefi, Kejvina Kthella, Oriola Marashi, Sara Hoxha, por që për shkak të angazhimeve të ndryshme kanë dhënë përgjigje negative.

Ndërkohën disa personazhe kanë qenë mjaft të prerë në përgjigjet e tyre si Fjoralba Ponari  e cila e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com