Sorry, no posts matched your criteria.

Chris Brown i habit të gjithë. Uron publikisht Rihanna-n pas lindjes

Lajmi i ditës në të gjithë botën padiskutim ka qenë se Rihanna u bë nënë për herë të parë e një djali. Mes shumë urimesh, ai që spikati më shumë ishte urimi që erdhi nga ish-partneri i saj Chris Brown.

Reperi i ka habitur të gjithë. Ai ka publikuar në Instastory një status ku lexon “Urime”, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një emoji të gruas shtatzënë.

Ata kanë qenë ndër ciftet më të komentuar për lidhjen por edhe për ndarjen.

Kujtojmë se Chris dhe Rihanna u ndanë si pasojë e dhunës fizike nga ana e reperit në vitin 2009.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com