
Cardi B lajmëron se do t’i nënshtrohet një operacioni: Nuk ndihem mirë!
Cardi B është gati t’i nënshtruar një operacioni. 29 vjeçarja zbuloi se do i nënshtrohet një operimi për të hequr dhjamin e tepërt në bark.
Lajmin e bëri të ditur vetë reperja përmes rrjeteve sociale ku është shprehur se ky vendim ka ardhur pasi ajo nuk ndihet aspak mirë me format e saj fizike.
“Barku im është kështu që një kohë. Nuk është keq, por nuk më pëlqen shtesa që më është krijuar. Jam më e rënduar se më parë dhe nuk ndihem mirë për këtë, prandaj dua ta largoj”, u shpreh Cardi.
Kujtojmë se reperja është nënë e dy fëmijëve, Kulture Kiari dhe Wave Set Cephus ndaj dhe pas shtatzënive i ka ngelur masë dhjamore në pjesën e barkut.
