Sorry, no posts matched your criteria.

Capital T rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe përse e quan veten “Robin Hood”

Në programin “A Live Night” në Top Channel ka qenë së fundmi i ftuar reperi Capital T.

Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e ‘A Live Night’ dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ duke performuar hitet e tyre ndër vite.

Capital T ka folur për jetën e tij personale por u ndal edhe te profesioni i tij si reper. Ai ka ndarë momente nga fëmijëria e tij e vështirë.

“Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura, edhe pse fëmijëria ime ka qenë në periudhën e luftës. Por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se kam pasur një familje të madhe, me shumë njerëz, me shumë fëmijë rreth vetes, me kushërinj. Si gjithmonë, pa marrë parasysh kushteve, besoj që fëmijët e shijojnë maksimalisht, sidomos në atë kohë që kemi ndenjur më shumë të mbyllur, bashkë me familjen, me shumë njerëz. Kështu që them se kam pasur një fëmijëri shumë shumë të mirë. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, pavarësisht që nuk është si fëmijët e sotëm që e kanë shumë më të lehtë, për të kuptuar gjërat dhe për t’u ndërtuar si person. Mirëpo kur ka përfunduar lufta, për një kohë shumë të shkurtër, kemi shkuar në Francë dhe derisa kemi vendosur pastaj dhe jemi kthyer prapë”.

Reperi gjithashtu u shpreh se puna e tij si muzikant dhe të ardhurat që ai fiton prej kësaj pune, disa prej tyre shkojnë dhe për bamirësi, ndaj dhe artisti e cilësoi veten si ‘Robin Hood’ të kohëve moderne.

“Unë i numëroj përafërsisht rreth 100 videoklipe dhe i kam dhe 200 këngë të tjera kështuqë ato janë copa të miat, janë produkte të miat, nuk është se mundem t’i diferencoj. Jam krenar që kam dhënë mesazh të mirë dhe kam shfrytëzuar muzikën për të bërë mirë, me marrë pare prej jetës së natës dhe me dhënë para te njerëz që kanë nevojë, jam njëfarë Robin Hood i kohëve moderne,” tha Capital T.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com